Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për pjesëmarrje në takimet e radhës me palën serbe në Uashington dhe Bruksel si pjesë e delegacionit të qeverisë për dialog.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Përparim Kryeziu thotë se arsyet e refuzimit të ftesës është se Qeveria Hoti nuk ka vija të kuqe për procesin e dialogut dhe nuk ka mbështetje në Kuvend ku është e varur nga Lista Serbe, dhe si e tillë i është nënshtruar Serbisë.

“Në përputhje me qëndrimet tona në raport me këtë qeveri jo legale dhe jo legjitime, për arsyet e lartpërmendura, por jo vetëm, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë…”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu në Facebook.

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka pranuar një letër ftesë nga z. Hoti për pjesëmarrje fillimisht në takimin e 4 shtatorit në…

Posted by Perparim Kryeziu on Wednesday, 26 August 2020