Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar zhvillimet e fundit në Malin e Zi, ku opozita proserbe ka arritur një rezultat që mund t’i mundësojë formimin e Qeverisë së re.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se Federata Ruse është përcaktuar për serbët si satelit të saj në Ballkan, andaj kërkon që Kosova e Shqipëria të unifikojnë politikën e jashtme e të sigurisë, dhe jo të vrapojnë për Mini-Schengen ballkanik.

“Shqiptarët duhet të faktorizohen për ta balancuar Serbinë. Nuk mund të ecim në shekullin XXI me këto shtetet tona të dobëta që udhëhiqen nga politikanë karagjozë e të korruptuar. Ata nuk gëzojnë autoritet dhe besim te shqiptarët, andaj ishte e kotë, në mos kundër-produktive, thirrja e tyre e përsëritur për të votuar në Mal të Zi njërin koalicion shqiptar. Kosova e Shqipëria duhet ta bëjnë bashkimin ekonomik dhe ta unifikojnë politikën e jashtme e të sigurisë, dhe jo të vrapojnë pas Vuçiqit për Mini-Schengen Ballkanik apo për njohje me ‘Zajednicë’”, ka shkruar ndër të tjera Vetëvendosje në Facebook.

Hovi i hegjemonizmit serb

Me flamuj të Serbisë, me thirrje raciste antishqiptare, me parulla kundër Kosovës e për…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Mittwoch, 2. September 2020