Një ditë pas zgjedhjeve nacionale në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar rezultatet pozitive të shqiptarëve në shtetin fqinj, ku sipas rezultateve paraprake mund të sigurohen 32 deri 34 mandate.

VV-ja po e sheh si pozitive angazhimin e tyre për mobilizimin e shqiptarëve që të dalin në zgjedhje dhe arritur këtë rekord, derisa ka paralajmëruar që së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni

Përmes një postimi në Facebook VV-ja ka theksuar se e konsideron pozitive dhe fitoren e LSDM-së.

Gjithashtu VV-ja ka thënë se, “dëshiron më të mirën për institucionet e reja që do të krijohen pas certifikimit të zgjedhjeve, për një fqinjësi sa më bashkëpunuese drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve në Bashkimin Evropian e NATO. E popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut i premtojmë se do të ketë vëmendje më të madhe dhe impenjim konkret prej Lëvizjes, e cila së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni. Së bashku do të angazhohemi e do të organizohemi, të hapur për miqësi me secilin mik të sinqertë, që proceset pozitive e progresive të përshpejtohen, e ato negative, diskriminuese e prapambetëse të kundërshtohen“. /21Media