Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha iu bashkua Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Këtë e bëri të ditur sonte deputeti i Nismës, Endrit Shala.

“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, shkroi Shala në facebook.

Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate është shpërbërë kur Haxhi Shala ka kaluar në AAK.