Arturo Vidal dëshiron të bashkohet me ekipin e Interit sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk dëshiron t’i presë paratë.

Mesfushori i Barcelonës do t’i lë gjigantit katalanas 6.5 milionë euro, vetëm për t’ia kthyer shpinën sa më shpejt të jetë e mundur.

Kiliani kishte 6.5 milionë euro kompensim nga Barcelona, e cila vendosi të ndërpresë kontratën me të para kohe.

Sidoqoftë, mesfushori 33 – vjeçar nuk dëshiron të presë paratë, pasi ai dëshiron të bashkohet me Interin, me të cilin ka rënë dakord për një kontratë për dy vjet, plus një sezon për një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.