Në karrierën e tij futbollistike, Christian Vieri i ka luajtur 13 derbi ndërmjet Interit dhe Milanit, që të gjitha me fanelën zikaltër. Ai e njeh shumë mire klimën e kësaj ndeshje dhe sot, pak ditë para ballafaqimit në mes tyre, ai ka analiziuar dy rivalët e qytetit të modës.

“Inter ka shumë lojtarë që mund të bëjnë mirë. Aty janë emra si Radja Nainggolan dhe Arturo Vida në mesfushë. Pastaj është Hakimi ai i cili i jep freski ekipit. Ndërsa tek Milani është Ibrahimoviq. E kam thënë se ai do të shënojë mbi 20 gola”, tha ai.

Hakimi apo Theo Hernandez?

Të dy janë të fortë. Një foto e mirë e cila tregon se kualitetet po kthehen te Interi dhe Milani. Por, Hakimi për momentin është lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij“, deklaroi Vieri./KP