​Villarreali fituese e Ligës së Evropës pas dramës së penalltive 11-10

 

Pas ekzekutimit të penalltive, skuadra e Villarrealit është shpallur fituese e garës së dytë më të rëndësishme ne Evropë sa i përket klubeve, e njohur si Europa League.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 1-1. Fillimisht Villarreali kaloi në epërsi në minutën e 29’ dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” ia dolën që ta barazojnë rezultatin në minutën e 55’ kur realizoi Edinson Cavani.

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk pati gola dhe ndeshja shkoi në penallti të cilën e fitoi Villarreali me rezultat 11-10.

Back to top button