Vitia: Barnat e përdorura po kanë efekt!

Vitia: Barnat e përdorura po kanë efekt!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus dhe se disa barna kanë pasur reagim pozitiv te pacientët.

Në një konferencë të mbajtur sot, Vitia tha se kanë porositur këto lloj barnash që të sigurojnë për të gjithë pacientët e prekur nga koronaviruasi.

“Deri më tani, në IKSHPK, janë testuar mbi 320 mostra të dyshuara me COVID-19, dhe 20 prej tyre janë konfirmuar. Në stokun e mikrobiologjisë molekulare janë edhe rreth 1,000 teste dhe pardje janë porositur edhe 7,000 tjera që vijnë në fillim të javës që vjen. Por ndërkohë është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë. Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen nesër“, ka thënë Vitia.

Në Kosovë deri tani nga koronavirusi janë prekur 20 persona. /21Media