Gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1133 fëmijëve, disa prej tyre foshnje disa-javësh, iu pre jeta ende pa e nisur mirë dhe 109 fëmijë sot e kësaj dite rezultojnë ende të zhdukur.

Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, kryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se thirrja e 1133 fëmijëve duhet të kumbojë çdo ditë në veshët tanë, që shtetin ta bëjmë strehë të sigurt dhe vend në të cilin fëmijët e Kosovës do ta ndërtojmë të ardhmen e tyre.

“Ne nuk mund ta shfletojmë faqen e së nesërmes nëse nuk sigurohemi se e kemi lexuar vëmendshëm dhe e kemi mbajtur në mend mësimin e së djeshmes. Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për njëmijë e njëqind e tridhjetë e tre fëmijët që i morën nga ne”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Thirrje për drejtësi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Gjatë luftës së fundit, 1133 fëmijëve, disa prej tyre foshnje…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, 1 June 2020