U.d. Presidentja e Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot do nisë vizitën 3 ditore në Shqipëri.

Osmani gjatë ditës së sotme do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës. Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.

Ajo do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe me Kryeministrin Edi Rama.

U.d. Presidentja e Kosovës,  siç njoftoi zytra e presidentit, gjatë vizitës në Shqipëri do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, me kryebashkiakun Erion Veliaj, si dhe me me ish-Presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën./21Media