Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Votimi i propozim rezolutës lidhur me energjinë shtyhet për seancë tjetër

1 min read

Votimi për propozim rezolutën e dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së vendimmarrjes.

Ani pse në seancë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për votim, vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim kështu që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje, kjo pikë shtyhet për një seancë të radhës”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Diskutimet lidhur me këtë pikë kanë përfunduar në seancën e kaluar.