Për zgjedhjet parlamentarë në Serbi, në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në kominën e Mitrovicës veriore kanë votuar edhe drejtues të partisë së Listës Serbe.

Aty votoi Goran Rakiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, nënkryetari i komunës së Mitrovicës Verirore, Aleksandar Spiriq, si dhe kandidatët për deputet Danijella Vujiçiq, Millan Saviq, Ljubomir Mariq.

Edhe qytetarë të shumtë serb në këtë pjesë kanë votuar deri tash.

Ndërsa, me të drejtë vote janë 15 mijë e 236 qytetarë.

Afër vendovotime kanë qëndruar edhe pjesëtar të KFOR-it për siguri, derisa OSCE ka mbështetur këto zgjedhje.