Tashmë ka votuar edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq.

Atiq pas votimit për media tha se pret rezultate të mira.

Ndërkohë që ai ka treguar se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar mirë dhe se gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Megjithëse tregoi se kishte një tendencë për të ndaluar vëzhguesit në qendrat e votimit por që ky problem siç tha Atiq është tejkaluar me ndërhyrjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ)

“Presim rezultatet të mira, procesi shkoj mirë deri tash. Vendvotimet janë hapur të gjitha në kohë. Ka pas një tendencë për me i ndalu vëzhguesit në qendrat e votimit por ky problem është tejkaluar me intervenimin prej KQZ-së”, tha Aiq.

Atiq iu ka bërë thirrje qytetarëve me të drejt vote që të dalin dhe të votojnë.

“Apeloj gjithë qytetarët me drejt vote me dalë dhe me ushtru të drejtën e tyre sa më shumë. Presim sukses”, tha Atiq.

Më parë kryetari i KQZ-së në Mitrovicën e Veriut, Sllobodan Dimitroviq ka deklaruar se në këtë komuna janë marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje të rregullt të zgjedhjeve dhe qytetarët janë duke respektuar masat ndaj COVID-19. Ai po ashtu tha se gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Ndërkohë që votën e ka hedhur edhe kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq.