Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca dhe Arbreshë Kryeziu, kanë bojkotuar sot raportimin e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla në këtë komision.

Ata me këtë rast thanë se nuk ka pasur asnjë vendim të komisionit për të thirrur në raportim shefen e diplomacisë kosovare.

Pasi që nuk ka dikaster të Integrimeve Evropiane, deputetja Kryeziu tha se në vend të Haradinaj-Stublla do të duhej të raportonte kryeministri Avdullah Hoti, por një gjë të tillë e mohoi kryetari i komisionit, Ismet Beqiri.