Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se ka marrë 78.51% të votave nga diaspora.

Nga ky subjekt kanë thotë se qeveria e re e drejtuar nga kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, do të kujdeset për të gjithë mërgimtarët që të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës për të votuar.

“78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Falënderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan, por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletëvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka përfunduar numërimi i 56.368 votave nga diaspora, prej të cilave Vetëvendosje ka marrë më së shumti – 44.252. KQZ nesër do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit ku sipas rezultateve preliminare VV ka fituar bindshëm me rreth 48 për qind.