Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar sot komunat Drenas, Dardanë e Gjilan, ku takoi aktivistët nëpër tenda dhe qytetarët nënshkrues të peticionit për zgjedhje.

Në shkrimin e VV-së në Facebook thuhet se në Drenas, Dardanë e Gjilan, entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë.

“Në Drenas, por pastaj edhe në Dardanë e Gjilan, entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë në këto ditë të nxehta qershori dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e numrit të nënshkrimeve në peticion. Nëpër takimet tona, e sidomos në këto tri të fundit me qytetarë, hetohet dëshira e nevoja për një qeveri të mirë, e jo një qeveri koti. Për një qeverisje që jep ndjenjën e sigurisë dhe zhvillimit, e jo të shantazhit, e të presidentit. Kryetari Kurti vizitoi këto qytete, ku takoi aktivistët punëtorë nëpër tenda dhe qytetarët nënshkrues të peticionit më të madh ndonjëherë. Koha e zgjedhjeve po afron e puna jonë do të shtohet në ditët e radhës. Rikthimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm, sepse nuk do të jetë vetëm rikthim i yni, por edhe i vetë popullit në qeverisje”, thuhet në njoftimin e VV-së./21Media

Në Drenas, por pastaj edhe në Dardanë e Gjilan, entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë në këto ditë të nxehta…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, 15 June 2020