Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë. Kjo parti opozitare konsideron se zotimet në Uashington nuk qojnë asnjë peshë ekonomike.

Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi përmes një konference për medie, tha se kjo marrëveshje ndonëse quhet ekonomike ka shumë pak aspekte që kanë të bëjnë me ekonominë.

Derisa tha se lejimi i të drejtës për shfrytëzimin e resurseve të Ujmanit është fatkeqësi për Kosovën.

Ndërkaq, deputeti Hekuran Murati tha se dëmet më të mëdha Kosovës mund t’i sjell hyrja në ashtuquajturën, “mini-shengen” për të cilën tha se duhet të quhet zona e Novi-Sadit, aty ku ka nisur.