​VV: Marrëveshja e Uashingtonit nuk përjashton thikat në dialogun final

 

Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga pala kosovare dhe ajo serbe, Vetëvendosje po e quan koncesion dhe kompromis nga ana e Kosovës për Serbinë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, thotë se ky proces nuk e solli njohën e ndërsjellët siç edhe kishte premtuar por veçse e ka ofruar edhe më afër me Serbinë, derisa shton se VV e konsideron të dëmshme këtë marrëveshje.

Po ashtu ai foli edhe për pretendimet e Vetëvendosjes “thika mbi harta”. Kryeziu në një konferencë për media tha se Kosova më shumë u bë temë e këtij takimi në Uashington se sa që ishte palë.

Tutje, Kryeziu ka komentuar edhe pikën e marrëveshjes që ka të bëjë me mini-shengenin, derisa e ka quajtur skandaloze se si nuk u fol për dëmet e luftës që shkaktoi Serbia.

Ndërsa pretendimet e mëhershme të Vetëvendosjes “thika mbi harta”, ai tha kjo marrëveshje lë hapësirë që edhe në të ardhmen e afër të ketë thika.

Kryeziu mes tjerash tha se Vetëvendosje e konsideron të dëmshme këtë marrëveshje dhe se do të vazhdoj ta kundërshtoj atë në çdo institucion që do të diskutohet, kjo pasi që siç theksoi Kryeziu se në këtë marrëveshje janë akomoduar dhe adresuar vetëm kërkesat e Serbisë në raport me Kosovën dhe jo edhe anasjelltas.

Ndërsa sa i përket takimit të 7 shtatorit në Bruksel, ai tha se edhe ky takim është i përcjellur me jo transparencë sikurse ai i Uashingtonit. /kp

Back to top button