VV: Shqetësimet tona për shkëmbim territoresh u vërtetuan
7 Korrik 2020
Lëvizja Vetëvendosje thotë se shqetësimi që kanë ngritur për marrëveshjen e fshehtë ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit, u vërtetua këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në ShBA.
Sipas tyre, ata që i kanë akuzuar për paranojë në të vërtetë i shërbejnë presidentit, Hashim Thaçi.
“Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjeshtë janë naiv por qëndrojnë pas këtij presidenti të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, thuhet në reagimin e VV-së.
Ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, pohoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është përmendur si mundësi në bisedat ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2018.
Megjithatë, presidenti Thaçi, disa herë kishte theksuar se ideja e tij për korrigjimin e kufirit nuk ka të bëjë me “shkëmbim territoresh”./21Media