Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot është takuar me liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se në adresë të VV-së nuk ka ardhur asnjë ftesë për këtë takim.

“Nuk ka pasur as takim virtual me z.Kurtin, as takim me ndonjë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse nuk ka pasur as ndonjë ftesë”, ka thënë zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu./21Media