Në ndeshjen e fundit të raundit të 26 të Bundesligës gjermane, lojtarët e Bayer Leverkusen mposhtën Werder 4-1 (2-1) përballë tribunave boshe të stadiumit ‘Weser’ në Bremen.

Shënuesi i dyfishtë për ‘farmacistët’ ishte Kai Havertz, i cili shënoi të dyja golat e tij në minutat e 28 dhe 33. Gebre Selassie barazoi në minutën e 30-të, por ky ishte momenti i vetëm i ndritshëm i Werderit në lojë.

Në pjesën e dytë, fitorja e Bayerit u vulos nga Weiser (61) dhe Demirbay (78).

Në radhët e Werderit luajti edhe futbollisti kosovar Milot Rashica për 90 minuta.

Me këtë fitore, Bayer mbeti në vendin e pestë me 50 pikë, por iu afrua RB Leipzig i katërt vetëm një pikë larg. Bayern kryeson me 58 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmund në vendin e dytë. E treta është Borussia Moenchengladbach me 52 pikë.

Werder është në vendin e parafundit me 18 pikë, me një lojë më pak dhe një pikë më shumë se Paderborn në fund të tabelës.

Kampionati gjerman rifilloi pas një pushimi dy-mujor për shkak të një pandemie të shkaktuar nga koronavirusi.