Është duke u zhvilluar ndeshja e javës së fundit të Bundesligës ndërmjet Werder Bremen dhe Koln.

Skuadra vendase ka arritur të kalojë në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

Golin për skuadrën ku luan edhe Milot Rashica e shënoi Orsaku.

Kujtojmë që kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për Werderin pasi një fitore mund ti siguronte një vend për Play-Off për qëndrimin në Bundesligë edhe vitin e ardhshëm.

Mirëpo nëse Dusseldorf arrin një barazim ose fitore, kjo fitore e Werderit nuk do të shërbente asgjë dhe ata do të bëheshin pjesë e Bundesliga II.