Skuadra e futbollit West Ham mposhti sonte në udhëtim Everton me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të raundit 17 të Premier Ligës, me golin e Thomas Soucek katër minuta para përfundimit të ndeshjes.

Skuadra e Carlo Ancelotti zhvilloi një lojë shumë të dobët dhe nuk realizoi ndonjë mundësi reale.

Kjo ishte fitorja e parë për mysafirët pas katër ndeshjeve, ndërsa Everton humbi një hap pas Liverpoolit kryesues, me katër pikë prapa.