Skuadra londineze nga Premier Liga, West Ham United, po eksploron mundësinë rreth nënshkrimit me Sami Khedira.

Mesfushori i Juventusit e ka hapur derën drejt një kalimi të mundshëm në Premier Ligë, ku tani raportohet se “Çekanët”, janë afër transferimit të fituesit të Kupës së Botës, raporton “Sportmediaset”.

Khedira momentalisht është pjesë e Juventusit, por nuk është në planet e teknikut Pirlo, kështu duke shprehur dëshirën të largohet nga “Zonja e Vjetër”.