Willian nuk ikën nga Chelsea para moshës 40-vjeç
25 Dhjetor 2019
Willian mund të negociojë me klubet e huaja në janar
Willian mund të negociojë me klubet e huaja në janar
Futbollisti i Chelsea, Willian tha se do të dëshironte të qëndronte në klubin londinez deri në moshën 40-vjeç.
Willian është duke negociuar me Chelsea për një kontratë të re, pasi kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit. Ai ka luajtur mirë kohët e fundit dhe të dielën shënoi të dy golat në fitoren 2:0 ndaj Tottenham.
Willian mund të negociojë me klubet e huaja në janar, por braziliani 31-vjeçar ka konfirmuar se po negocion një qëndrim në ‘Stamford Bridge’.
“Të gjithë e dinë që e dua këtë klub dhe kënaqem duke luajtur për Chelsea. Nëse mundem, do të qëndroj këtu deri në moshën 40-vjeç, por futbolli nuk është gjithmonë kështu. Unë dua të qëndroj pasi më pëlqen të luaj këtu. Nuk është vetëm vendimi im, duhet të vendosim së bashku. Kemi biseduar. Shpresoj se mund të them se do të qëndroj, por tani për tani nuk mund ta them”, tha Willian.