Legjenda e klubit katalanas ka folur për të ardhmen e brazilianit

Legjenda e klubit katalanas ka folur për të ardhmen e brazilianit

Spekulimet se Neymar mund t’i bashkohet përsëri Barcelonës, sa po shkojnë e po shtohen.

Braziliani duket se nuk është i lumtur në Paris Saint-Germain dhe dëshira e tij është të luajë përsëri në Camp Nou.

Por sipas ish-futbollistit të Barçës, Xavi Hernandez, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk e shoh si mundësi. Mënyra sesi është larguar ai, më bën të dyshoj që mund  të kthehet”, ka thënë Xavi për Cadena SER.

“Lexoj shumë rreth Neymarit nëpër media, por sipas mendimit tim gjasat janë zero që ai të luajë përsëri me Barcelonën”, ka përfunduar ai.