Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili ka propozuar që në kuadër të projektligjit për pandeminë, të krijohet mundësia për përdorimin e plazmës konvalencente, që sipas tij po përdoret në shumë shtete të botës.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Kuvend të Kosovës, Xhelili tha se përdorimi i kësaj plazme shpëton jetë të njerëzve.

“Përdorimi i plazmës konvalecente për trajtimin e të sëmurëve. Ju kisha lut që shumë shtete janë duke e përdorur. Në Itali është metodë që është duke u përdorur që 100 vjet dhe përdoret në shumë shtete, është duke u përdorur aktualisht në Itali, Zvicër, në Gjermani dhe ShBA, por kohëve të fundit edhe në Maqedoni dhe Kroaci. Andaj ju kisha lut shumë për mirëkuptim që në nenin 13 te pika 8, fjalisë në vijim “pas përdorimit të barnave”, t’i shtohet edhe ‘plazmës konvalecente’. Dhe është një mundësi më shumë që të shpëtohet një jetë, apo shumë jeta më shumë”, tha ai.

Me këtë propozim është pajtuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Derisa edhe ai ka pasur një propozim.

Është shumë me rëndësi që të shtojmë edhe kapacitet hulumtuese që janë, janë shkencore por ne duhet t’i japim shansin trajtimit të mëtutjeshëm që të kemi shërimin e plot, dhe ta fitojnë njerëzit betejën me COVID-19. Që ndërlidhet me nenin 8, të paragrafit 8 të amendamentit 15. Mu më lejoni që duhet të shtohet paragrafi 1 te ”testimi, diagnoza dhe trajtimi i personave të dyshimtë apo të sëmurë me COVID-19 të kryhet përmes protokolleve përkatëse të hartuar nga OBSh, IKShP, dhe MSh”, njoftoi Zemaj. /kp