Kanë përfunduar dy ndeshjet e parapara që të zhvillohen sot në kuadër të programit të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ballkanit ka zhvilluar ndeshjes si vendas kundër Besës së Pejës, dhe Feronikeli ishte mysafirë në përballjen kundër Gjilanit.

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Besa Pejës, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati përfundimtar ishte 4:1. Kjo fitore ia siguroi Ballkanit kreun e tabelës, ku pas 28-të xhirosh gjendet në kuotën e 58-të pikëve, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Gjilani ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 si vendas kundër Feronikelit. Gjilanasit me këtë fitore forcojnë pozitën e katërt, ku pas 18-të ndeshjeve kanë arkëtuar 43 pikë, tetë më shumë se vendi i pestë Trepça ’89, dhe nëntë më pak se Prishtina që zë vendin e tretë.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë:

SC Gjilani 1 – 0 KF Feronikeli

KF Ballkani 4 – 1 KF Besa Pejë.