Virusi Covid-19 po vazhdon ta dridh botën e futbollit dhe jo vetëm, natyrisht. Në Spanjë situata nuk është e mirë, sidomos tek Atletico Madridi që pas Diego Simeones, sot me virusin Covid-19 ka rezultuar edhe mbrojtësi Josè Maria Gimenez.

Klubi është duke pritur për ekzaminime shtesë dhe rezultatet do të dalin pas seancës individuale stërvitore.

Lojtari është pa simptoma dhe është izoluar në shtëpinë e tij për të respektuar rregullat e karantinimit.

“Ekipi i parë, stafi i trajnerëve dhe të tjerët iu nënshtruan testit PCR të hënën dhe nga rezultat e publikuara shihet se pozitiv ka dalur Josè Maria Gimenez. Lojtari ynë është izoluar dhe do të respektojë rregullat e katantinimit sipas dispozitave për ruajtjen e shëndeti publik”, thuhet në njoftimin zyrtar të Atletico Madridit.