Kapiteni dhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Spal, nga ku kanë njoftuar se Berisha ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testeve të kryera në ditën e djeshme.

Sipas klubit italian, Berisha nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë pasi prej disa ditësh ka qenë i izoluar në shtëpi.