Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Halil Kastratin dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremajn sot ka vizituar “Shtëpinë e të Moshuarve”, e cila është në ndërtim e sipër nga “Jetimat e Ballkanit”.

Me këtë rast ai ka thënë se do të kujdeset që të sigurojnë staf shëndetësor për këtë “Shtëpi të të Moshuarve”.

“Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”. Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve! Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /21Media