Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përzgjedhur shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan për të përçuar mesazhin te prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit para fillimit të vitit të ri shkollor nesër në Kosovë. Ai me këtë rast ka përkujtuar rëndësinë e madhe që ka përmbajtja e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e koronavirusit në mjediset shkollore, në mënyrë që procesi mësimor të mos ndërpritet.

“Respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesit edhe në mësim-nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe për arsimtarët. COVID-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije”, ka shkruar Zemaj në Facebook./21Media

Prindër të dashur, familjarë të nxënësve,

Nesër është ditë shumë e rëndësishme për më të dashurit…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, September 13, 2020