Ministri i Shëndetësisë̈, Armend Zemaj, pas takimit me bordin këshillëdhënës për Covid-19, ka thënë̈ se sot janë rritur kapacitetet testuese prej rreth 1 mijë teste, derisa ka theksuar se janë në përgatitje të zgjerimit të kapaciteteve spitalore.

Kurse, mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se mbylljen totale nuk e sheh si zgjidhje dhe se ajo mundet me qenë opsion i fundit.

Raka ka theksuar se duhet të vazhdohet me hapje të kontrolluar, me zbatim të masave parandaluese dhe inspektim strikt nga autoritetet shtetërore.