Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka nisur takimin me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani po viziton komunën e Bujanovcit.

Ragmi Mustafa ka falënderuar Zemajn për këtë vizitë, që siç tha ai po bëhet në këtë situatë të vështirë, si shkak i pandemisë COVID-19.

Ministri Zemaj nga këtu do te vizitojë kryetarin Nagip Arifi, dhe shtëpinë e Shëndetit-Covid Ambulantën.

Po ashtu, gjatë ditës do të takohet me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafën dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani./kp/