Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, anulimin e Ligjit për Pagan nga ana e Gjykatës Kushtetuese, e ka vlerësuar si lajm jo të mirë dhe dekurajues.

Zemaj tha se me gjithë mirëkuptimin e plotë ndaj zhgënjimit që mund ta kenë profesionistët shëndetësor me epilogun e këtij ligji, si institucione dhe shoqëri janë të obliguara që të zbatojmë vendimet e institucioneve shtetërore, në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nuk nënkupton që me këtë akt, ka përfunduar çdo gjë rreth angazhimeve për përmirësimin e pozitës materiale të profesionistëve shëndetësor, sepse, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërmarrë hapa në drejtim të zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejt me Odat e profesionistëvë shëndetësor, Sindikatat dhe mekanizmat e tjerë, me qëllim që të gjejmë rrugën më të mirë dhe më adekuate për të shtyrë para dhe mbrojtur interesat e profesioneve mjekësore. Pandemia dhe puna që personeli shëndetësor kanë treguar gjatë kësaj kohe është një argument më shumë për të bindur edhe të tjerët se është e domosdoshme që nismat ligjore për përmirësimin e statusit social të punonjësve shëndetetësor janë të domosdoshme. Prandaj, jo nga sot, por nga dje, ne jemi të angazhuar që në bashkëpunim me Qeverinë të shohim cila do të jetë alternativa më e mirë që punonjësve shëndetësor t’u respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me dinjitet brenda shoqërisë sonë“, tha Zemaj.

Tutje ministri u bëri thirrje të gjithëve në sektorin shëndetësor që të vazhdojnë sikurse deri më tani, që më pjekurinë më të lartë profesionale, përkushtim dhe angazhim të menaxhojnë me rastet pozitive të Covid-19./21Media