Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu.

Në këtë takim, sipas MSH-së, është biseduar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis kësaj ministrie dhe Komunës së Preshevës, përkatësisht rreth mundësive që MSH-ja ta ndihmojë këtë komunë përmes shkollimit specialistik të kuadrit mjekësor nga Presheva.

Zemaj tha se MSH-ja dhe Qeveria e Kosovës do të jenë të përkushtuara që ta ndihmojnë Luginën e Preshevës me asistenca të ndryshme, me qëllim të adresimit të problemeve që i kanë banorët atje, sidomos në fushën e shëndetësisë.

Në këtë kuptim, bashkëbiseduesit janë pajtuar të jenë në kontakt të përhershëm duke siguruar që qytetarët, si në Kosovë, ashtu edhe në Preshevë, të kenë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe të sigurta.