Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mos respektimi i distancës fizike dhe sociale dhe masave parandaluese të rekomanduara nga IKSHPK, mosmbajtja e maskave dhe dorezave, ditëve të fundit ka rezultuar me rritjen e frikshme të numrit të të infektuarve.

Sipas tij, kjo situatë është krijuar sidomos pas datës 30 maj kur u lehtësuan masat. Gjithashtu, ai ka ka theksuar se tubimet dhe grumbullimet e njerëzve “janë bërë rreziku më i madh”.

Në Facebook, Zemaj ka shkruar setë gjitha institucionet publike e private duhet rigorozisht të ndërmarrin të gjitha veprimet që dalin nga udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit covid-19”. /21Media