Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me Covid-19 ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë.

Ministri Armend Zemaj ka thënë se sipas të dhënave që i posedojnë rritja e numrit të rasteve vjen nga institucionet publike, që është një tregues shumë i keq dhe që flet se ajo që është thënë në takimin e fundit të Komitetit se ka mos-disiplinë në administratën shtetërore po del të jetë e pavërtetë.

Ai ka ftuar Policinë e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë më komunat të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.