Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë një konferencë për media nga ora 13:00, në të cilën do të bëhet një prezantim më i gjerë i aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor – dhjetor, me theks në menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth COVID-19.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme 249 raste rezultuan pozitive, ndërsa janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181./21Media