Zenit St Petersburg ka kontaktuar ish-trajnerin e Tottenham Hotspurt, Mauricio Pochettinon për të drejtuar klubin e tyre pas skadimit të kontratës së trajnerit aktual Sergei Semak, raporton Championat.

Tekniku i tanishëm i Zenitit sapo ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, dhe Pochettino është i pari në listën e krerëve të klubit për ta zëvendësuar.

Tekniku nga Argjentina momentalisht është pa kontratë që nga nëntori i vitit të kaluar, pas shkarkimit nga Tottenham.