Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka vizituar pikën kufitare me Shqipërinë, ku gjatë takimit me policët kufitarë dhe ata doganorë është informuar në lidhje me punën e kufirit dhe sfidat në të cilat po kalojnë.

Pa anashkaluar rrezikun për përhapjen e mëtutjeshme të virusit COVID-19 dhe duke respektuar masat e reja për parandalimin e saj, zëvendëskryeministrja u bën thirrje qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë që të vazhdojnë kujdesin maksimal edhe pse fitorja e kësaj beteje duket e afërt.

“Kufiri do të hapet nesër, ndërsa edhe njëherë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës u kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pasi që kjo pikë kufitare do të duhej të hapej e para”, ka shkruar Balaj-Halimaj në Facebook.

Menjëherë pas vendimit të Qeverisë për hapjen e kufirit, vizitova pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku u takova…

Posted by Albulena Balaj Halimaj on Sunday, 7 June 2020