Këtë fundjavë, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll, u zhvillua përballja mes KB Pejës dhe KB Rahovecit, e cila përfundoi në të mirë të pejanëve me rezultat përfundimtar 90:85.

Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Brandon Walters i Pejës, që regjistroi 24 pikë, 15 kërcime dhe një asistim, dhe kishte indeksin e lojës 37, përcjell KP.

Që prej ardhjes së tij në palestrën “Karagaçi”, qendra e Pejës është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë, ndërsa kjo është hera e parë e tij që zgjedhet MVP i xhiros.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur basketbollistët me indekset më të larta të xhiros së 16-të:

1. Christopher Hortman – KB Vëllaznimi – indeksi – 37
2. Brandon Walters – KB Peja – indeksi – 37
3. Endrit Hysenagolli – KB Bashkimi – indeksi – 34
4. Marvin Jones – KB Rahoveci – indeksi – 33
5. Daniel Lekndreaj – KB Sigal Prishtina – indeksi – 30.