Nën hijen e zgjedhjeve presidenciale midis presidentit aktual, Donald Trump dhe demokratit, Joe Biden, amerikanët do të zgjedhin 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 anëtarët e Senatit dhe 11 guvernatorë.

Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët në Senat, kështu që rezultati i zgjedhjeve të sotme mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në organin më të lartë legjislativ të Shteteve të Bashkuara.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ajo ishte absolutisht e sigurt se demokratët do të mbanin me vendosmëri kontrollin e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkaq, në Senat raporti aktualisht është 53 me 47 për republikanët.