Federata e Boksit të Kosovës organizoi turneun ndërkombëtar tradicional të 12-të me radhë “Lah Nimani” me boksier të rinjë (youth 17-18 vjeqar) i cili u mbajte sot më 3 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.

FBK respektoj këshillat e rekomanduara nga IKSHPK, M.SH.MKRS që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues,trajner,delegatë,mjekë sportive etj.). Turneu u zhvillua pa publik.

Në program ishin 9 duele u tregua një boks mjaft cilësor dhe luftarak, pas një pauze 7 muajsh për shkak të pandemisë Covid-19.

Pjesëmarrës ishin boksierët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Hapjen e turneut e bëri zv.ministri i MKRS-së Arber Grabovci.

Juria në fund bëri dhe shpalljen e boksierëve më të mirë të turneut.

Boksieri më i mirë: Ardian Azemi- Maqedoni

Tekniku më i mirë: Ergys Toqi – Shqiperi

Çifti më luftarak: Remzo Mustafiç- Kosovë. – Arlind Çera – Shqiperi

Boksieri më fer – pley: Luar Aliu Kosovë

Boksieri më i mirë i huaj: Santiago Selimaj.