Bale do mungojë në ndeshjen ndaj Leganes

Bale do mungojë në ndeshjen ndaj Leganes

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se sulmuesi Gareth Bale, është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

Bale nuk luajti në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë për ndeshjen ndaj Leganes për shkak të lëndimit.

Tekniku francez ka thënë se futbollisti uellsian është i lumtur, por nuk po luan për shkak se është i lënduar.

“Kemi lidhje të mirë. Është këtu me ne, trajnohet mirë dhe po punon mirë. Nuk mund të luajë për momentin, pasi është i lënduar, kjo është e gjitha. Problemi është se ka shumë spekulime. Gjëja kryesore është që do të luajë kur të jetë i gatshëm. Është lojtar i mirë. Nuk është duke folur për largimin. Ka luajtur disa ndeshje”, deklaroi ai.

Reali për momentin është në vendin e gjashtë në tabelë me 18 pikë, dy më pak se lideri Granada dhe nesër do të luajë kundër Leganes.