Zidane është bindur të kthehet në klub

Zidane është bindur të kthehet në klub

Tekniku francez, i cili fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve me Los Blancos, është kthyer në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton Goal.

Zinedine Zidane është riemëruar trajner i Real Madridit pasi klubi mbajti një takim të bordit të hënën mbrëma për të diskutuar çështjet e vazhdueshme në klubin kryesor të Spanjës.

‘Los Blancos’ ka kaluar një sezon të mjerë deri më tani, nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit.

Real Madrid u eliminua së fundi nga Ajaks në Ligën e Kampionëve, ndërsa edhe në kampionatin spanjoll ka pak gjasa të fitojë titullin e kampionit, pasi ka 12 pikë më pak se lideri Barcelona.

Pas bisedimeve me presidentin e klubit Florentino Perez, megjithatë, Zidane është bindur të kthehet në klub, pas garancive se do të ketë rol në vendimet e mëdha në skuadër.

Një fund i fortë i sezonit nën Zidane do të shkonte në një farë mënyre për të rregulluar çështjet që aktualisht po dëmtojnë kampionët evropian, megjithëse eksperti francez pa dyshim se do të ketë ide si të kryejë më së miri transferimet gjatë afatit veror.