Zinedine Zidane e vlerëson si skuadër shumë sulmuese Atalantan dhe trajnerin Gian Piero Gasperini, por thotë se Real Madridi nuk do të pranonte një barazim në këtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, e vlefshme për fazën 1/16 zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në Bergamo.

“Ne e dimë lojën që na pret nesër dhe ne e dimë se nga do të vijmë. Ne kemi punuar mirë, jemi të përqendruar dhe kemi nevojë për të marrë një rezultat të mirë”, tha trajneri i “Merengues” në konferencën e tij për shtyp.

“Ne kemi përvojën e duhur dhe shpresojmë të arrijmë në finale. Ne kemi të gjitha synimet për ta bërë këtë, kjo është ajo që bën Real Madridi. Ne shkojmë atje për të fituar. Ka edhe një ndeshje të dytë, por ne jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme”, shtoi ai.

Ekziston një krizë për shkak dëmtimesh në Real Madrid me mungësa si Karim Benzema dhe Sergio Ramos.

“Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe çdo trajner ka burimet e tij. Ne i dimë pikat tona të forta dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë sa më shumë. Ne e përgatitëm ndeshjen me këta lojtarë dhe do të shkojmë atje me qëndrimin tonë të zakonshëm. Unë nuk do të pranoja një barazim, ne luajmë për të fituar”, tha Zidane.