Sergio Ramos nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, për ballafaqimin me Shakhtar Donetsk në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i “Los Blancos” nuk është në formën më të mirë fizike pasi pësoi një lëndim në këmbë.

“Ramos ka një problem. Ai nuk ka stërvitur me ekipin. Nuk rrezikojmë me lojtarët, ata duhet të jenë 100% gati. Ai pranoi një goditje dhe duhet të presim dhe të shohim se si ndihet. “, deklaroi Zidane.

Mbetet të shihet nëse reprezentuesi spanjoll do të jetë i gatshëm për ballafaqimin me Barcelonën në “El Clasico” që zhvillohet në fundjavën e ardhshme.