Zinedine Zidane e ka marr përgjegjësinë e plotë pas disfatës nga Valencia të dielën ku skuadra e tij pësoi katër gola.

Soler ishte njeriu kryesor i kësaj ndeshje pasi realizoi tre gola dhe të gjitha këto nga pika e bardhë.

“Tre penallti dhe një autogol është shumë. Dështimi është i imi sepse unë jam trajneri dhe unë duhet të ofrojë zgjidhje”, tha trajneri francez pas ndeshjes.

“Unë nuk mund ta justifikojë atë se çfarë ndodhi. Është një ditë e keqe dhe nuk kërkoj falje. Duhet të rritemi në mbrojtje. Nuk mendoj se Valencia ishte taktikisht më e mirë se ne. E vetmja gjë është se ne filluar mirë por pastaj gjerat ndryshuan pas golit të pësuar”, tha në fund Zidane.