Në zyret e OVL-UÇK-së kanë arritur zyrtarë të Dhomave të Specializuara të cilët kanë ardhur për të marrë dosjet e pranuara dje nga kjo organizatë.

Dy zyrtarët e Dhomave të Specializuara tashme janë në takim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda.

Në një konferencë për medie, Gucati dje tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

Ndërkaq Haradinaj më herët tha se gjatë ditës së sotme po presin që zyrtarë të Dhomave të Specializuara të vijnë në zyrat e OVL-UÇK-së për të marrë dosjet e pranuara mbrëmë nga kjo organizatë.

Haradinaj ka thënë se këto dosje nuk do ua dorëzojnë atyre pa praninë e gjykatës apo Policisë së Kosovës